vizat 676676 e14617733085261 560x416 - Vizat mbajnë peng ëndrrat e qytetarëve

Liberalizimi i vizave, që mbeti peng për Kosovën me anë të kushtëzimit të disa kritereve nga Bashkimi Europian, është pengesë e realizimit të qëllimeve të shumë të rinjve në vend.

Ata shpresojnë se fundi i izolimit do t’u hap rrugë që të shfaqin potencialin e tyre edhe në Europë.

Ndonëse ka dy fakultete të kryera, Leonora Krasniqi po has në vështirësi për të gjetur punë.

Si shumë të rinj të tjerë, ajo mendon se Kosova nuk po u ofron perspektivë për të ardhmen.

“Deri më tani nuk është shpërblyer puna ime. Edhe pse kam aplikuar në vende të ndryshme të punës, deri më tani nuk kam gjetur një vend të punës”, thotë Leonora Krasniqi për Radio Evropa e Lirë.

Kjo, sipas saj, është arsyeja pse ajo ndoshta do të largohej nga Kosova në mënyrë që të ushtrojë profesionin e saj.

Izolimi i qytetarëve i ka shkaktuar probleme edhe komunitetit të artistëve.

Ylber Bardhi, aktor, thotë se liberalizimi do të ishte lehtësim për pjesëmarrje në audicione dhe festival ndërkombëtare.

“Ne si artistë shpesh shohim në rrjetet sociale se brenda 24 orëve mund të ndodhë një audicion, në Vjenë ose Gjermani. Po të kishte liberalizim, ti e merr pasaportën dhe biletën dhe nisesh për audicion, ky do të ishte lehtësim për artistë”, thotë ai.

Në rast të rekomandimit pozitiv nga Bashkimi Europian, procedurat e pritjeve të gjata para ambasadave mund të përmbyllen deri në fund të këtij viti.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.