w 7 560x416 - Vjosa Osmani e tronditur nga shpërthimi në Ferizaj: Shpresojmë që ngjarje të tilla mos të përsëriten

U.D e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi të bërë në FB ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Ferizaj.

Ajo ka thënë se është e tronditur nga shpërthimi që ndodhi në një nga restaurantet në këtë qytet, derisa ka shtuar që shpreson që ngjarje të tilla mos të përsëritën më.

Ky është postimi i plotë i saj:

E trishtueshme ngjarja në Ferizaj në këtë fillimvit. E tronditur nga lajmi për shpërthimin e fuqishëm të pasditës në një nga restaurantet në këtë qytet. Në këto momente lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe jemi pranë familjarëve të tyre. Duke u lutur që të mos ketë viktima, shpresojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.