Pas ndeshjes së fundit të këtij edicioni, klubi i volejbollit i Dritës është kampion vjeshtor, ndërsa më herët e kishte fituar Kupën e Kosovës.
Gjysmën e parë të edicionin 2020/2021, ekipi i femrave të Dritës e mbylli pa asnjë humbje dhe në krye të renditjes.
Bashkangjitur mund t’i gjeni rezultatet dhe renditjen tabelare pas javës së nëntë të Superligës së Kosovës në Volejboll në të dyja konkurrencat.
Të bashkangjitur mund t’i gjeni edhe rezultatet e dy ndeshjeve te mbetura. Me këtë javë mbyllet edhe stinori vjeshtor i Superliges.
Në konkurrencën e meshkujve janë edhe dy ndeshje që nuk janë zhvilluar dhe do të zhvillohen gjatë kësaj jave, mirëpo që nuk kanë ndonjë ndikim në renditjen tabelare.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.