sdf1 560x372 - Vozisin në kahjen e kundërt të autostradës Ferizaj-Prishtinë, rrezikojnë komunikacionin (Video)

Aksidentet kanë qenë në numër të shtuar përgjatë kohëve të fundit.

Por edhe gjëra të çuditshme nuk mungojnë në territorin e Kosovës. Një e tillë u bë pasditen e sotme në autoudhën Ferizaj-Prishtinë.

Tre vozitës të veturave të ndryshme kanë vendosur që të mos respektojnë asnjë rregull dhe të vozisin në kahje të kundërt, transmeton Indeksonline.

Duke rrezikuar jetën e tyre, të pasagjerëve në vetura por edhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik personat në fjalë vendosën që të bëjnë këtë gjë përderisa Indeksonline ka siguruar edhe pamje se si është realizuar vozitja.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.