auto 915762654741 560x416 - Vrasja horror në Ferizaj: Për kaq para u vra dhe u dogj Shkodran Bytyqi

Në ngjarje e rëndë i ka ndodhur familjes Bytyqi, djali i tyre është vrarë dhe djegur 4 ditë pasi është lajmëruar se ai është zhdukur.
I riu nga Ferizaji, Shkodran Bytyqi është gjetur i vrarë dhe i djegur ndërmjet fshatrave Gadime të Ferizajt dhe një fshati tjetër të Gjilanit.
Gazeta nga burimet brenda Prokurorisë ka mësuar se vrasjen e ka kryer 22 vjeçari Trimor Lalinovci, ky i fundit e ka pranuar vet aktin makabër që ka bërë ndaj shokut të tij.
Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka dhënë detaje të reja për vrasjen e Shkodran Bytyqit nga Trimor Lalinovci, i cili pasi e kishte vrarë ia kishte djegur trupin të ndjerit Bytyqi.
Prokuroria ka njoftuar se Bytyqi dhe Lalinovci kishin pasur një mosmarrëveshje për shkak të një borxhi. Dyshimet janë se Bytyqi ia kishte pasur borxh shumën prej 40 mijë eurove.

Dyshimet e prokurorisë janë se Lalinovci kishte kërkuar që t’ia kthente borxhin, por që tashmë i ndjeri nuk kishte pasur mundësi t’ia kthente.

Fillimisht dy personat kishin pasur një grindje e më pas Lalinovci dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri në kokë. Më pas kishte thirrur vëllain e tij dhe kishin dërguar trupin e të ndjeri në një përrockë ku me benzinë ia kishin vënë flakën.

“I pandehuri T.L. dyshohet se më 8 dhjetor 2019 në fshatin Surqinë – Komuna Ferizaj, ka privuar nga jeta viktimën Sh. B., pas një mosmarrëveshje mes tyre e cila ka rrjedhur si rezultat i një borxhi që i dyshuari ia kishte viktimës, në shumë prej 40,000 euro dhe meqë i pandehuri nuk kishte arritur të siguronte këtë shumë të parave, afër një shkolle në fshatin Suriqnë dhe pas një grindje paraprake e qëllon me armë në kokë nga mbrapa tani të ndjerin Sh.B, duke e lënë në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas thërret vëllain e tij – të dyshuarin D.L. dhe së bashku e marrin trupin e viktimës dhe e dërgojnë në fshatin Kishnapole, ku e hudhin në një përrockë ku më pas i pandehuri T.L. e spërkat trupin e pa jetë me benzinë dhe ia vë flakën”, thuhet nga Prokurora Themelore e Ferizajt.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.