![Ylli i filmit “It”, Jackson Robert Scott luan rolin e një djaloshi të fiksuar në horrorin “The Prodigy” ylli i filmit it jackson robert scott luan rolin e nje djaloshi te fiksuar ne horrorin the prodigy - Ylli i filmit “It”, Jackson Robert Scott luan rolin e një djaloshi të fiksuar në horrorin “The Prodigy”](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/ylli-i-filmit-it-jackson-robert-scott-luan-rolin-e-nje-djaloshi-te-fiksuar-ne-horrorin-the-prodigy.jpg)
Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër e filmit horror, “The Prodigy”, që do të nisë shfaqjen nëpër kinema në vitin e ardhshëm.
“The Prodigy” është një realizim i ri i regjisorit Nicholas McCarthy, ndërsa skenarin e ka shkruar Jeff Buhler.
Ngjarja e filmit flet për një nënë, e cila është e shqetësuar për sjelljet e djalit të saj dhe dyshon se diçka e mbinatyrshme ndikon tek ai.
[embedded content]
Nënën e djaloshit e luan Taylor Schilling, e cila është bërë e njohur me rolin e saj në hitin e Netflixit, “Orange Is the New Black”.
Ndërsa Jackson Robert Scott e luan rolin e djaloshit, teksa njihet për pjesëmarrjen e tij në filmin “It” të Stephen King.
[embedded content]
Krahas tyre, ekipin e aktorëve e përbëjnë edhe Brittany Allen, Colm Feore, Peter Mooney, Olunike Adeliyi dhe shumë të tjerë.
“The Prodigy” do të jepet premierë më 8 shkurt 2019 në Amerikë, ndërsa më pas do të nisë shfaqjen nëpër vendet tjera të botës. /Telegrafi/