w 22 560x405 - Zemaj: Ndërtimi i Spitalit në Ferizaj me probleme ligjore

Pas pyetjes së deputetit të PDK-së Elmi Reçica për ndërtimin e spitalit në Ferizaj, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, tha se beson që shumë shpejtë punimet do të vazhdojnë për ndërtimin e këtij spitali.

Sipas Zemajt problemet për këtë spitali janë ligjore.

“Punimet e vrazhda janë kryer ndërsa meremetimi i brendshëm ende jo. Kjo për shkak të problemeve me tender në qeverinë e kaluar”, tha ai.

Zemaj tha se buxheti është ndarë për përfundimin e Spitalit në Ferizaj dhe sipas tij problemet janë ligjore. Ndërprerja e punimeve sipas tij është bërë për shkak të keqpërdorimeve në të kaluarën.

“Ishte parapa që ndërtimi i spitalit në Ferizaj të përfundoj në qershor 2021 andaj edhe sot po bëjmë përpjekje maksimale që projekti të përfundoj në kohën e paraparë dhe qytetarët e Ferizajt ta kenë spitalin”, tha ai.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.