ddd 21 560x416 - Zgjedhjet lokale, Aliu: Do të fitoj pa balotazh

Kryetari aktual i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka parashikuar zgjedhjet lokale të vjeshtës që po vjen.

Ai, në intervistën dhënë emisionit “Blic Interview”, tha se sipas të gjitha gjasave, duke u bazuar edhe në matjet e opionionit në qytet, beson se do të korr fitore pa balotazh.

“Lëvizja Vetëvendosje, në shumicën e komunave do të jetë forcë politike, andaj edhe këtu në Ferizaj e shoh si kundërkandidate. Nuk i di kundërkandidatët. Qytetarët e Ferizajt e dijnë se jam realist, mbi këtë bazë në këtë komunë që unë e udhëheqë pra, nuk pritet të ketë raund të dytë. Pres fitore pa balotazh”, tha ndër të tjera ai.