Skip to content
Ferizaj24
Menu
  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Tjera
    • Kronikë e zezë
    • Opinione
    • Kuzhina
    • Video
  • Qyteti
Menu
ferizaj1 - Zyrtare: KF Ferizaj bëhet me pronarë të rinj

Zyrtare: KF Ferizaj bëhet me pronarë të rinj

Posted on 2 June, 2021

Klubi i Futbollit Ferizaj duket se do t’i jap fund krizës së madhe financiare e cila e kishte kapluar edicionin që lamë pas.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka siguruar se klubi i Ferizajt do të jetë në duar të sigurta nga pronarët e rinj.

Njoftimi i plotë i Komunës së Ferizajt:

“Pas përpjekjeve disajavëshe, ekipi ynë i zemrës, Klubi i Futbollit “Ferizaj”, i gjetur në vështirësi që padyshim nuk meritoi, po këndellet. Është përgjigja pozitive që mora nga bizneset ndër më të fuqishme ferizajase, në iniciativën time për ta marr në duar të sigurta fatin e klubit, ajo që po rikthen shpresën.

Një qytet si Ferizaj, sinonim ka biznesin, e kjo e fundit natyrshëm do t’i shërbej si lokomotivë ecjes së shpejtë drejt majave elitare të futbollit ferizajas.

Është momenti për të uruar futbollistët dhe futbolldashësit, është çasti për të falënderuar bizneset kurdoherë të gatshme, është ora e rikthimit të fuqishëm të Klubit të Futbollit “Ferizaj”.

I lumtur ta kurorëzoj suksesshëm iniciativën time dhe ta kumtoj këtë lajm të mezipritur për adhuruesit e futbollistët ferizajas.

Urime e pastë ditë të bardha për futbollin ferizajas!”, bëhet e ditur nga faqja e komunës së Ferizajt”./zeri

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.

Moti në Ferizaj

booked.net


Ky portal mirëmbahet nga "Ferizaj24". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Ferizaj24". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit.

Na kontaktoni:
[email protected]


Facebook
Instagram
X Social
Pinterest
YouTube

Navigimet

  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Qyteti i Ferizajt
  • Moti ne Ferizaj
  • TOP 10 Restorantet më të mira në Ferizaj
Loading...
©2023 Ferizaj24 | Design: Newspaperly WordPress Theme