Dominique Mc Cain ishte një turiste e zakonshme në Malajzi. Ajo e gëzonte festën e saj në plazh, por vëmendja e saj u tërhoq nga mbeturinat që ndodheshin aty.
Atëherë e bëri ‘skulpturën’ e saj të parë dhe e vendosi në profilin e saj në Instagram.
Imazhi u bë viral, kështu që Dominik vendosi ta përdorte atë për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve për ndotjen e planetit.
“Ne duhet të kujdesemi për pastërtinë e mjedisit, por edhe për hedhjen e mbeturinave. Mbeturinat janë një problem i madh për shoqërinë”, tha ajo. /kp/Telegrafi/