Kryetrajneri i klubit të karatesë “Sharri”, Shemsi Shaqiri, është shpallur trajneri i vitit në 2018.
Në shpalljen e sportistëve më të mirëve që është bërë dje në Ferizaj, në mesin e 10 sportistëve më të mirë, veç trajnerit Shemsi Shaqiri, më të mirët janë shpallur edhe 4 nxënës të këtij klubi.
Sportist i vitit për pionier më të mirët e Ferizajt janë shpallur Artiol Shaqiri dhe Fatjon Bajrami, për junior me e mira është shpallur Rona Emerllahu, kurse për senior Altin Maloku.
Gjatë vitit që lamë pas, karateistët e “Sharrit”, kanë arritur shumë suksese, duke marr shumë medalje dhe kupa në garat ndërkombëtare.