aliu 27711 560x416 - ​Agim Aliu kërkon investime turke në Komunën e Ferizajt

I pari i Ferizajt, Agim Aliu ka zhvilluar një vizitë zyrtare në disa prej komunave turke, vizita këto me qëllim shkëmbimin e përvojave në nivelin lokal, inicimin e bashkëpunimit mes komunave përkatëse dhe Komunës së Ferizajt si dhe investimet e mundshme në këtë komunë.

Siç njofton Komuane Ferizaj, në këtë vizitë, Agim Aliu takoi kryetarin e Komunës Bayrampaşa, Atila Aydıner, kryetarin e Komunës Gaziosmanpaşa, Hasan Tahsin Usta, kryetarin e Komunës Eyüpsulltan, Remzi Aydın, me ç ‘rast njoftoi këta të fundit për mundësitë që ofron Komuna e Ferizajt, resurset njerëzore dhe natyrore, ritmin e shpejtë të zhvillimit ekonomik, veçanërisht industrinë e lehtë, përparësitë gjeografike dhe afërsinë me shtetet fqinje, lehtësirat në të bërit biznes si dhe moshën e re të popullatës, fuqi punëtore.Drejtuesit e komunave të lartcekura u impresionuan me ritmin e shpejtë të komunës sonë, përkatësisht hovin ekonomik që ka njohur ky territor pas përfundimit të luftës. Ata u shprehën të gatshëm të vendosin raporte pune me komunën tonë në disa fusha si: ekonomi, me theks të veçantë në industri, infrastrukturë, shkëmbimin e përvojave në menaxhimin mjedisor dhe politikat e organizimit urban, praktikat e mira të zhvillimit të gjithmbarshëm arsimor dhe kulturor si dhe krijimin e një lidhje bashkëpunimi afatgjate në shkëmbimin e kapaciteteve humane, ekonomike e teknike.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.