mozzik prezanton per fansat veturen e tij te re luksoze 560x416 - Mozzik prezanton për fansat veturën e tij të re luksoze
mozzik prezanton per fansat veturen e tij te re luksoze - Mozzik prezanton për fansat veturën e tij të re luksoze

Reperi i njohur Mozzik ka qenë mjaft aktiv këtë vit, sa i përket prurjeve të reja muzikore.

Megjithëse ka munguar me pjesëmarrjen në koncerte, ai ka bërë të ditur se shumë shpejt së bashku me vëllanë e tij, Getinjon, do t’i rikthehen edhe mbrëmjeve muzikore.

Ndërkohë, Mozzik vazhdon të jetë aktiv dhe shumë i ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale.

Shpesh, ai preferon të ndajë me ta imazhe të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, duke i informuar për më të rejat e tij.

Së fundmi, reperi ka zbuluar se është bërë me veturë të re, dhe atë jo më pak se një ‘Range Rover’.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet pranë veturës së re, ndërsa shkruan në mbishkrimin e fotografisë: “Mirësevjen në familje ‘baby’ im i ri”.

Lexo po ashtu:

Ndërkohë komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë uruar reperin për blerjen e re. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com