agim aliu 780x4391 560x416 - ​Aliu: Do përkujdesem që Ferizaj të transformohet

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu gjatë seancës së Kuvendit Komunal ka akuzuar qeverisjen e kaluar për keq menaxhim me buxhetin.

Sipas tij kontratat  që LDK ka nënshkruar gjatë mandatit të saj e kanë  futur në obligime komunën  e Ferizajt deri në vitin 2021.

“9 milionë janë të bartura nga kontratat e ndryshme, shprehur në përqindje është 66 për qind e kontratave të lidhura, kjo do të thotë se edhe 33.3 për qind do jenë obligime të bartura në vitet vijuese ,do jenë obligime të bartura në vitin 2020, madje le ta dinë qytetarët e komunës së Ferizajt se edhe në 2021 do kemi obligime të bartura sepse nuk ka sesi të mbulohen ato kontrata të cilat janë bërë dhe që nuk kanë pasur mbulesë financiare”, ka deklaruar Aliu.

Duke marr si shembull kontratën për stadiumin e qytetit ai u shpreh se për këtë memorandum bashkëpunimi kanë nënshkruar njerëz jo kompetent brenda ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kryetari i Ferizajt duke folur për dështimin e projektit për hekurudhën u shpreh se projekti i tij për bashkimin e qytetit do të ndodh.

“Do të bëhet bashkimi i qytetit, bashkimi i qytetit do e transformoj në aspektin urban, ne nuk do i lejojmë rrugët që janë në lidhje me Rexhep Bislimin, me 12 qershorin,me Ahmet Kaçikun  e gjithë balta të na futet në shesh të qytetit nuk ka kuptim kjo qyteti iu takon të gjithëve.Unë do të përkujdesem që Ferizaj të ndryshoj, të transformohet dhe të jetë një qytet tipik urban”, u shpreh ai.

I pari i kësaj komune gjatë seancës po ashtu tha se janë duke bërë një plan të ndërhyrjeve kur ka reshje shiu në mënyrë që të ketë pasoja më të vogla.

Duke ftuar të gjithë që të punojnë më shumë për Ferizajn me qëllim të zhvillim e tij e jo të një vote u zotua se jo vetëm që do e përmbush platformën e tij dhënë gjatë fushatës, por edhe do e tejkaloj atë.

“Eja ti themi fund amoralitetit politik, të krijojmë standard të ri, të hiqemi nga zhvatja elektorale, në emër të një vote por të punojmë sinqerisht, ta duam më shumë këtë vend, ta zhvillojmë Ferizajn më shumë, me shembull që kemi sjell deri tani nuk kemi manifestuar këtë“, tha ai.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.