U lind më 10 qershor 1971 në fshatin BalajKomuna e Ferizajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, gjimnazin në Ferizaj. Ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik në Universiteti i Prishtinës në Prishtinë dhe vijon studimet Master në Fakultetin Juridik të Universiteti i Prishtinës në Prishtinë. Po ashtu ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

I rritur në një familje me traditë të atdhedashurisë qysh i ri ka vepruar në shërbim të çështjes kombëtare. Për shkak të aktivitetit politik-atdhetar, në vitin 1993, është keqtrajtuar nga pushtuesi serb, bashkë me motrën e tij, Sanije, e cila ka bërë dy herë burgun politik. Gjatë luftës ka qenë i rreshtuar në radhët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës.