w 4 560x416 - Kryetari i Ferizajt jep detaje: 6 persona do t’i nisim menjëherë në Turqi shkaku i djegieve të rënda

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, tha se gjashtë persona të cilët në shpërthimin e djeshëm janë lënduar rëndë, pritet që sot ose nesër të dërgohen për trajtim emergjent në Turqi.

Aliu për Gazetën Periskopi tha se këta pacientë e kanë të pamundur të trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë këtu, pasi kanë pësuar djegie të rëndë, 50% e më shumë.

“Është gjendje e rëndë e pacientëve, sepse shkalla është e lartë e djegies, shumë prej tyre janë ose 50%, disa prej tyre janë më shumë, kjo e pamundëson trajtimin në klinikat tona, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, kështu që është e domosdoshme trajtimi jashtë vendit”, tha i pari i Ferizajt për Periskopin.

Ai më tutje theksoi se ka komunikuar me ministrin e Shëndetësisë dhe amabasadorin në Turqi, për përshpejtim të procedurave, në mënyrë që sot ose nesër, 6 persona të djegur më rëndë të dërgohen për trajtim jashtë vendit.

“Unë kam komunikar mbrëmë edhe me ministrin e Shëndetësisë, po ashtu i kam dërguar letër edhe ambasadës turke, përkatësisht ambasadorit tonë, në mënyrë që me u koordinu, sot në mëngjes këshilli mjekësor ka marrë vendim që 6 nga pacientët e shtrirë në Intensivë në SHSKUK, duhet me iu bë trajtimi jashtë vendit. Me veprime emergjente, po shpresojmë që sot ose nesër t’i dërgojmë për trajtim jashtë ventit”, tha Aliu.

Gjatë ditës së djeshme Aliu ka vizituar nga afër personat e lënduar nga ky shpërthim, derisa uroj që të njëjtit të shërohen sa më shpejtë.

Kujtojmë që dje rreth orës 14:30, në qytetin e Ferizajt, ndodhi një shpërthim i tmerrshëm i cili ndodhi nga bombola e gazit në njërën nga restorantet në lagjen “Village”, ku la të lënduar 43 persona.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, për Periskopin tha se deri më tani sipas hetimeve, dihet që bombola e gazit ishte në gjendje të rëndë.