w 22 560x416 - Policia jep detaje shtesë rreth shpërthimit të bombolës në Ferizaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me shpërthimin e bombolës së gazit në Ferizaj, ku mbetën të lënduar dhjetëra persona.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se si pasojë e këtij shpërthimi kanë pësuar lëndime trupore 29 persona. 14 prej tyre shkaku i lëndimeve të rënda janë transportuar për tretman në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Rr.Ahmet Kaqiku, Ferizaj 05.01.2021-14:27. Raportohet se në një Qendër Tregtare respektivisht në një lokal, ka ndodhur një shpërthim ku ka shpërthyer një bombolë gazi dhe si pasojë 29 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit fillimisht janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Ferizajt ndërsa 14 prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda janë transportuar për në QKUK-Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë përkatëse të policisë dhe zjarrfikësit, inspektoret komunal dhe prokurori i shtetit. Lidhur me rastin është njoftuar edhe inspektoriati nga Prishtina të cilët merren me hetimin per shperthimin e gazrave.Vendi i ngjarjes është duke u siguruar nga patrolla policore”, thuhet në raport.