Një shpërthim i tmerrshëm ndodhi të martën e datës 5 janar në qytetin e Ferizajt.
Shpërthimi i një bombole të gazit shkaktoi lëndimin e 42 personave, të cilët po trajtohen në qendër spitalore pas plagëve të marra.
Marrë parasysh këtë tragjedi që ndodhet, në rrjetet sociale filloi një fushatë mbështetësie për të lënduarit nga shpërthimi, nën moton “Lutemi për Ferizajin”.
Kësaj kampanje të shpërndarë në rrjetet sociale i janë bashkuar emra të shumtë, përfshirë këtu figurat publike.
Albatrit Muçiqi, Ermal Fejzullahu, Arta Bajrami, Fifi, Mozzik, Sabri Fejzullahu, Getinjo, Dhurata Dora, Gjiko, janë vetëm disa prej emrave të njohur që u solidarizuan me të lënduarit nga shpërthimi i së martës.
Në vazhdim ju sjellim disa prej postimeve të tyre, ku shprehin mbështetje duke u dëshiruar shërim të shpejt atyre që pësuan.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.