protestaaa 1202 560x416 - ​Banorët e fshatrave në Ferizaj kërkojnë asfaltimin e rrugës

Banorët në disa fshatra të Ferizajt po bëjnë jetesë të vështirë si pasojë e rrugës së pa asfaltuar pranë vendit ku banojnë.

Sipas tyre, nxënësit, por edhe të rriturit e punësuar e kanë të vështirë qarkullimin çdo ditë. Duke kërkuar asfaltim të rrugës, banorët e fshatit Bablak, Tërrn, Koshare dhe Luboc sot kanë protestuar në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, duke bllokuar për disa minuta këtë rrugë.

Pleq të rinj e edhe fëmijë, përmes një proteste paqësore, kanë kërkuar sot nga udhëheqësit komunal e qeveritar, që të merren me rrugën e këtyre fshatrave dhe të asfaltojnë atë, meqë si e njëjtë po u vështirëson jetesën.

Për te tretën herë në protestë, banorët e fshatit Bablak, Tërrn, Koshare e Luboc, kanë deklaruar se gjendja e rrugës ku ata banojnë është e mjerueshme, dhe pas shumë premtimeve nga shteti, ende nuk ka asnjë përmirësim në të.

Skënder Shabani, njëri nga banorët protestues tha se shumë njerëz kanë filluar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre si pasojë e problemeve të tilla.

Në emër të protestuesve foli edhe Saranda Musliu, e cila tha se do të vazhdojnë me protesta.

53781165 433722257363586 3276394760708816896 n - ​Banorët e fshatrave në Ferizaj kërkojnë asfaltimin e rrugës

Pjesë e organizimit ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri.

Nga protesta, ai i bëri thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj që të merret seriozisht me rregullimin e kësaj rruge.

53930202 2275213545864743 745411782041927680 n - ​Banorët e fshatrave në Ferizaj kërkojnë asfaltimin e rrugës

Tahiri tha se gjendja e rrugës për rreth 3 mijë banorët e këtyre fshatrave ka mbetur peng i politikës.

Protesta e banorëve ishte paqësore, e përcjellë edhe nga Policia e Kosovës. Ajo zgjati rreth 20 minuta, duke bllokuar magjistralen Prishtinë Ferizaj, e pastaj protestuesit u shpërndanë./KosovaPress/

 


www.foxshop-ks.com