35465474 1720238864698156 4643041641920200704 n1 560x416 - ​Ferizaj, nisin punimet në rrugën "Halil Alidemaj"

Komuna e Ferizajt bashkë me operatorin ekonomik të përzgjedhur për këtë projekt kanë filluar sot punimet për rregullimin e rrugës “Halil Alidemaj”, e cila ndodhet në qendër të Ferizajt , por që është shoqëruar disa herë me telashe infrastrukturore.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me rastin e fillimit të punimeve për kanalizimin atmosferik dhe fekal, funksionalizimin e ujësjellësit dhe asfaltimit të kësaj rruge tha se më në fund do të përfundojnë vuajtjet e këtyre banorëve të cilët i kanë adresuar shpesh ankesat e tyre ne qeverinë komunale.

Veç projektit për rrugën “Halil Alidemaj”, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, potencoi se do të ketë së shpejti fillim të punimeve edhe për realizim të projekte të tjera.

Ai ka ripërsëritur se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet pjesës urbane të Ferizajt e cila ka mbetur e pa trajtuar drejtë deri më tani.

35485204 1823865174325976 8385776581464817664 n - ​Ferizaj, nisin punimet në rrugën "Halil Alidemaj"

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.