41594642 1963777560347608 1029285274649100288 n1 560x416 - ​Komuna ndërton shtëpi për një familje skamnore

Familja 6 anëtarëshe e Shaban Karalitit, deri më sot ka jetuar në këtë shtëpi të vjetër e të ngushtë pa kushte elementare.

Por me angazhimin e kryetarit të komunës së Ferizajt Agim Aliut dhe mjetet e siguruara nga buxheti i komunës së Ferizajt, tani e tutje edhe kjo familje do ta bëjë jetën në një shtëpi të re e më të rehatshme. Kryefamiljari Shaban Karaliti dhe bashkëshortja e tij Xhylnazja, thonë se jetojnë vetëm me një ndihmë sociale dhe vet nuk do të mund ta bënin asnjëherë këtë strehë të re për fëmijët e tyre.

“Shumë faleminderit prej kryetarit dhe të gjithë atyre që janë mundu me naj bë shtëpinë e re, se keq i kena pas kushtet tepër” tha kryefamiljari Karaliti me rastin e hyrjes në shtëpinë e re.

Familjen Karaliti i me rastin e hyrjes në shtëpinë e re e ka vizituar edhe kryetari Aliu me ç’ rast ka uruar të gjitha të mirat për një jetë më të mirë në kushte komode duke premtuar se mbështetja për këto familje nuk do të mungojë asnjëherë nga qeveria lokale e Ferizajt.

Ndërkaq bashkëfshatari Isa Bajrami tregoji se iniciativa për ndërtimin e shtëpisë për këtë familje me kushte jo të mira ekomomike ishte nisur kohë më parë, por tani u fuqizua me shumë edhe më mbështetjen e zyrtareve komunale.

Ata pohojnë se bashkë me kontributin edhe të disa donatorëve vlera e ndërtimit të kësaj shtëpie është mbi 20 mijë euro. Ndërsa bëhet e ditur se brenda pak vitesh kjo është shtëpia e pestë e ndërtuar me fondet e komunës për familjet që janë edhe raste sociale në fshatin Zllatar.

41540313 282013812410931 5705862553792413696 n1 - ​Komuna ndërton shtëpi për një familje skamnore

41507276 540543916399209 2928139265952972800 n1 - ​Komuna ndërton shtëpi për një familje skamnore

41705205 364616307410587 340567838303453184 n1 - ​Komuna ndërton shtëpi për një familje skamnore


www.foxshop-ks.com