67111629 2411763362202818 8080600729674317824 o1 560x416 - ​Kryetari Aliu priti drejtuesit e Kuvendit të Fëmijëve në Ferizaj

Çdo arritje kërkon angazhimin e pandalshëm dhe të pakursyer, pavarësisht sfidave gjatë rrugës, ishte shprehja që hapi takimin e të parit të Ferizajt, Agim Aliu me shkollarët e qytetit dhe fshatrave të grupuar në Kuvendin e Fëmijëve të Ferizajt.
Komente për shkencën, dashurinë për dijen, rrugëtimin e përfaqësimit të të drejtave dhe lirive të bashkëmoshatarëve si dhe bisedë e përzemërt për hobin e secilit prej tyre ishte agjenda e këtij takimi të veçantë në Zyrën e Kryetarit të Komunës. Kryetari Aliu numëroi disa nga arritjet siç është hartimi i rregullores për fuqizimin e fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal, nivelin e ngritur të higjienës në shkolla përmes shërbimit të “shtëpiakut”, investimet në objekte shkollore dhe kënde rekreative-sportive, pa lënë anash edhe projeksionet së të ardhmes së afërt për më shumë libra dhe hapësira pune e argëtimi në qytet e fshatra.

Drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, tha se institucioni që drejton ka mbështetur dhe po mbështet në vazhdimësi kërkesat e paraqitura nga Kuvendi i Fëmijëve, me qëllim fuqizimin e kësaj strukture përfaqësuese në shoqëri. Kryetarja e Kuvendi të Fëmijëve në Ferizaj, Azra Maksuti duke falënderuar kryetarin Aliu për gatishmërinë që t’i mbështesë vazhdimisht, njoftoi udhëheqjen komunale për të arriturat dhe rolin që ka struktura që drejton, duke u fokusuar në monitorimin e zbatimit të Konventës për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve.

66884081 2411763352202819 2069925459281313792 o1 - ​Kryetari Aliu priti drejtuesit e Kuvendit të Fëmijëve në Ferizaj


www.foxshop-ks.com