Për sukseset e njëjta më e mira e vitit nga gjinia e femrave u shpallë, Linda Zeqiri
Federata e Pingpongut e Kosovës në një ceremoni soleme ka shpallur laureatët më të mirë gjatë vitit që lamë pas.

Për arritjet dhe sukseset e vazhdueshme që ka arritur gjatë vitit 2018, pingpongisti më i mirë u shpallë Mentor Shabani, nga klubi “Ahmet Hoxha”, nga Ferizaj.

Kurse, për sukseset e njëjta më e mira e vitit nga gjinia e femrave u shpallë, Linda Zeqiri nga klubi “Drita”, e Gjilanit.

Ishte pikërisht klubi “Ahmet Hoxha”, nga Ferizaj që u shpallë klubi më i suksesshëm i vitit. Ndërsa, trajneri po ashtu i këtij ekipi, Yll Maloku u shpallë më i miri për vitin që po lamë pas.

I pari i Federatës së Pingpongut, Nehat Çitaku tha se ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për federatën që ai drejton, duke theksuar gjitha të arriturat e vitit 2018.

“FPPK arrit që me sukses të organizoj të gjitha aktivitetet e parapara në këtë vit, u organizuan të gjitha garat individuale, turnet dhe kampionatet për të gjitha grup moshat. Garat ekipore përfshi katër ligat dhe kupën e Republikës së Kosovës në dy konkurrencat. Pingpongistët Kosovarë ishin të pranishëm dhe në garat e organizuar ndërkombëtare dhe në mënyrë të denjë ata u paraqitën në kampionatit Ballkanik për të rinj në Bosnje, atë U21 në Turqi, mandej për herë të parë në kupën Ballkanike në Slloveni”, tha ai.

Kryetari Çitaku, po ashtu bëri të ditur dhe disa nga sfidat që pingpongu ka hasur në vitin e kaluar. Ai përmendi edhe ndalimin që i është bërë pingpongistëve të paraqiten në mënyrë të denjë në Spanjë.

“Pingpongistëve Kosovarë iu refuzua pjesëmarrja në flamurin e Kosovë s në një kampionat Evropian e cila u mbajt në Alekante të Spanjës. Asaj iu lejua që të paraqitet me simbolet e ETT-us që FPPK e refuzoj”, shpreh Çitaku.

Pavarësisht kësaj, ai tha se pas presionit dhe shkresave të vazhdueshme që i kanë bërë organizatave përkatëse, u lejuan që pingpongistët Kosovarë të marrin pjesë.

Mirënjohje u ndan dhe për grup moshat e reja në të dy gjinitë. Ndërsa mirënjohje të veçantë u ndanë për kontribuuesit që pingpongu të arrij këto suksese, e ndër ta ishin Ministria e Kulturës e Rinisë dhe Sportit dhe për përfaqësuesit e objektit të Pallatit të Rinisë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.