agim aliu 45271 560x416 - ​Qeveria Aliu me moshën më të re në historinë politike të qeverisjes me Komunën e Ferizajt

Pushteti lokal në Ferizaj ka konsoliduar qeverisjen e re pas zgjedhjeve lokale 2017, duke i besuar përgjegjësitë shtetërore kryesisht moshës së re, me energji dhe dije profesionale të dëshmuara në fushat ku kanë vepruar deri më tani.

Këtë përfundim e nxjerr edhe një hulumtim, përkatësisht llogaritje e moshës mesatare të drejtorëve të drejtorive komunale dhe stafit të afërt të kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu.
Referuar datëlindjeve të drejtorëve komunal dhe stafit në kabinetin e Kryetarit Agim Aliu, mosha mesatare e drejtorëve të drejtorive komunale është 36 vjeçe. Ky tregues është pozitiv për inkurajimin e të rinjve në vendimmarrjen politike, njëkohësisht dëshmi e pohimit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu se qeverisja e tij do të vendos bashkë me të rinjtë dhe se administrata komunale do të njoh ritëm tjetër të punës dhe energjisë së shtuar në realizimin e objektivave qeverisëse. Ferizaj, në gjithë historinë e tij të qeverisjes lokale nuk ka pasur një moshë kaq të re të saj dhe ky fakt dëshmohet në të gjitha qeverisjes e pasluftës. Investimi në vendimmarrjen politike nga mosha e re dhe promovimi i modeleve të reja të politikbërësve është atribut i administratës Aliu, rezultatet e së cilës dëshmohen me përkushtimin e përditshëm të qeverisjes lokale në sendërtimin e programit qeverisës dhe realizimin e kërkesave qytetare.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.