dsc 0100 83701 560x416 - ​Kuvendi debaton për FSK-në

Nga gjithsej 46 pika të rendit të ditës që figurojnë për këtë seancë, pritet edhe debati në lidhje me ndryshimin e mandatit të FSK-së.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, do të debatohen sot nga deputetët.

Rendi i ditës:

1.         Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2.         Koha për pyetje parlamentare,

3.         Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.         Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës,

5.         Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës,

6.         Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit,

7.         Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-078 për Ratifikimin e “Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut në kuadër të Projektit të bashkëpunimit zhvillimor, KSV/019: asistencë teknike në kontekstet e integrimit evropian”,

8.         Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-103 për Ratifikimin e ndryshimit dhe plotësimit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

9.         Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,

10.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,

11.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

12.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,

13.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,

14.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,

15.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar,

16.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e punës,

17.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,

18.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit,

19.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së,

20.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pagat në sektorin publik,

21.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të agjencive të pavarura,

22.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për zyrtarët publik,

23.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,

24.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive,

25.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,

26.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,

27.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,

28.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

29.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,

30.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport,

31.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,

32.       Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-049 për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,

33.       Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,

34.       Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,

35.       Shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017,

36.       Shqyrtimi i Raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina Sh. A për vitin 2017,

37.       Shqyrtimi i Raportit vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017,

38.       Shqyrtimi i Raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017,

39.       Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,

40.       Emërimi i kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik,

41.       Emërimi i 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,

42.       Shkarkimi i z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,

43.       Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur për Media nga radha e komunitetit jo-shumicë,

44.       Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb,

45.       Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare dhe në atë hetimor,

46.       Emërimi i një (1) anëtari në Komisionin Hetimor Parlamentar.


www.foxshop-ks.com