Projekti “Ditët e Diasporës” dhe në veçanti hulumtimin “Çfarë dëshiron diaspora” në Komunën e Ferizajt ka për qëllim përmirësimin dhe marrjen e ideve të reja, rritjen e cilësisë së aktiviteteve kulturore të cilat realizohen për diasporën.
Hulumtimi është fokusuar në tri fusha kryesore të sektorit të kulturës:
1. Pjesëmarrja në aktivitetet e kaluara dhe vlerësimi i tyre
2. Rekomandimet për aktivitete të reja
3. Nevoja për aktivitet praktike
Ky hulumtim do të shërbejë për përpilimin e programeve kulturore komunale, të cilat në periudhë afatgjate do të jenë të nevojshme.