41930100 1057331374435478 8383029099475501056 n1 560x416 - ​Të mërkurën në Ferizaj nisin punimet në projektin Bashkimi i Qytetit

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur sot se të mërkurën e ardhshme do të nisin punimet në projektin “Bashkimi i Qytetit”.

“Këtë të mërkurë, qytetarët ferizajas do të zgjohen në ditën e parë të përpjekjes sonë të drejtpërdrejt për ta zgjidhur kaosin urban dhe për t’i dhënë frymë zonës qendër. Qytetarët i lus për durim gjatë kohës së punimeve, ndërsa ne jemi të palëkundur në dinamikën dhe cilësinë e punimeve që do të kryhen”, ka thënë ai.

41822511 300823363848152 8618119468771442688 n1 - ​Të mërkurën në Ferizaj nisin punimet në projektin Bashkimi i Qytetit

Ky projekt është i një rëndësie tepër të veçantë pasi që do të bëjë transformimin urban të qytetit të Ferizajt, do të mundësojë lëvizjen e lirë dhe më të shpejtë të veturave në qytetin e Ferizajt dhe do të ngrit sigurinë e lëvizjes së këmbësorëve. Ndryshe, projekti ka një kosto prej 6 milionë euro dhe pritet të zgjasë dy vjet.


www.foxshop-ks.com