Drejtori i ri i Policisë, Rashit Qalaj, ka thënë se ai do të vë disiplinë në Polici.
Qalaj thotë se gjatë orarit të punës nuk do të qëndrojnë nëpër kafiteri.

“Dua të mbahem mend për disiplinën që do ta sjellë në Policinë e Kosovës. Asnjë polic të mos qëndrojë në kafiteri”, ka thënë Qalaj për T7.

Ai thotë se gjatë orarit të punës një polic mund të shihet në kafiteri vetëm pasi të marrë leje paraprake, nëse ai ka ndonjë takim pune që duhet ta zhvillojë në ndonjë nga kafiteritë.

Po ashtu, Qalaj ka thënë se problem tjetër është shkuarja e policëve në kisha e xhamia.

Ai thotë se nuk ka rregull që e ndalon shkuarjen në objekte fetare për lutje gjatë orarit të punës, megjithatë kjo sipas Qalajt nuk është e dëshirueshme, pasi nuk mund të jenë plotësisht në krye të detyrës.

Ky është prioriteti i një drejtori të ri, në vend se ta luftojë krimin korruptiv, që po e vuan populli dhe pasigurinë qytetare, ky ipet pas programeve komuniste qyqare, në luftë me fenë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.