Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu me rastin e Festës së Fitër Bajramit ka uruar që qytetarët të kenë sofrën dhe zemrën plot.
Urimi i plotë i Aliut:
Festa e Flijimit – Kurban Bajrami është simboli i sakrificës dhe nënshtrimit ndaj Urdhërit të Zotit, besimit dhe urtësisë, zemërgjerësisë dhe solidaritetit mes njerëzve, lavdërimin e së cilës e ngërthen në poret e saja edhe shoqëria jonë. Me dëshirën e pafund që familja juaj, të afërmit dhe shoqëria juaj të kenë sofrën e zemrën plotë, unë dhe familja ime ju urojmë Festën e Kurban Bajramit. Me fat!