presidentja e kroacise serish fiton simpatine e publikut kolinda kendon ne nje eveniment ne zagreb 560x416 - Presidentja e Kroacisë sërish fiton simpatinë e publikut, Kolinda këndon në një eveniment në Zagreb

Në një eveniment bamirës të mbajtur mbrëmë (e premte) në Zagreb, janë grumbulluar fonde për të ndihmuar studentët.

Këngëtari hercegovas i muzikës pop dhe folk, Mate Bulic, ishte angazhuar për argëtimin e pjesëmarrësve në këtë mbrëmje.

Mirëpo, ylli i mbrëmjes në skenë ka qenë presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic.

Lexo po ashtu:

Pas një fjalimi të mbajtur, 50-vjeçarja e ka marrë mikrofonin dhe ka kënduar këngën “Domu mom” së bashku me këngëtarin Bulic.

Të pranishmit janë entuziazmuar nga interpretimi i presidentes duke e përkrahur me duartrokitje.

Organizatorët e evenimentit janë shprehur të mahnitur me thjeshtësinë dhe sjelljen mbresëlënëse të Grabar-Kitarovic.

presidentja e kroacise serish fiton simpatine e publikut kolinda kendon ne nje eveniment ne zagreb - Presidentja e Kroacisë sërish fiton simpatinë e publikut, Kolinda këndon në një eveniment në Zagreb

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, në finalen e Kampionatit Botëror në stadiumin Luzhniki në Moskë (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Kujtojmë që presidentja e Kroacisë kishte marrë simpatinë e të gjithëve me veshjen e saj, festimin e golave të kombëtares kroate, si edhe me mbështetjen emocionuese që ua kishte bërë lojtarëve pas humbjes në finale./Telegrafi/

presidentja e kroacise serish fiton simpatine e publikut kolinda kendon ne nje eveniment ne zagreb 1 - Presidentja e Kroacisë sërish fiton simpatinë e publikut, Kolinda këndon në një eveniment në Zagreb

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Luka Modric në finalen e Kampionatit Botëror në stadiumin Luzhniki në Moskë (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)


www.foxshop-ks.com