Tuna Sejdiu ka befasuar me deklaratën për Rudina Magjistarin.
Tuna Sejdi ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Xing me Ermalin”, ku foli rreth jetës private dhe asaj profesionale.
Në një moment, Ermali e pyet se a do të shkojë për intervistë tek Rudina Magjistari, e cila para disa muajsh e kishte të ftuar kunatin e saj, Robert Berishën, i cili kishte dhënë deklaratë ‘bombë’ për raportet me të, shkruan lajmi.
“Asnjëherë në jetën time. E kam lënë hold on dhe ashtu do ta lë dhe nja 10 vite të tjera, apo edhe 20 vite sa të jem gjallë”, u shpreh Tuna, duke mos sqaruar arsyen.Pas kësaj deklarate, moderatorja ka reaguar përmes rrjeteve sociale, ku ndër të tjera i shkruan.
“Hej Tunë e dashur, po hakmerresh pse unë bëj punën time dhe ftoj në program një këngëtar, që për rastësi është edhe kunati yt dhe që s’e detyron njeri të thotë ato që do?! Se s’di t’më ketë ndodh ndonjë gjë tjetër me ty mua në jetë. Sa shumë urrejtje paske në shpirt! Keq m’vjen për ata që t’kanë afër!”.
Madje, Rudina në fund i drejtohet edhe Ermalit me “Ermal e do edhe ti një?”.
Konflikti në familjen Berisha u bë publik kur Roberti u rrëfye për Tunën në emisionin e Ermal Mamaqit.