Hip hop ylli, Gold AG, thotë se ndoshta do të pajtohej me Getin e Noizyn.
Në një paraqitje në emisionin Prive, reperi ka folur për dy reperët me të cilët nuk flet.
Goldi ka treguar se ndoshta do të mund të kishte ndodhur pajtimi.
“Kish ndodh ndoshta pajtimi”, u shpreh reperi në Prive.
Ai mes tjerash foli edhe për projektet që i ka realizuar dhe për të cilat pendohet.
Gold AG publikoi ditë më parë projektin “Histori” i cili tashmë u pëlqye në orët e para të publikimit. /Telegrafi/
[embedded content]