diddy shfaqet emocional lady in my life postim dedikues ish te dashures cassie pas ndarjes 560x416 - Diddy shfaqet emocional, “Lady in my Life” postim dedikues ish të dashurës Cassie pas ndarjes
diddy shfaqet emocional lady in my life postim dedikues ish te dashures cassie pas ndarjes - Diddy shfaqet emocional, “Lady in my Life” postim dedikues ish të dashurës Cassie pas ndarjes

Cassie do të jetë gjithnjë prezente në jetën e P. Diddyt.

Pas ndarjes së tyre që bëri shumë bujë, moguli i “Bad Boy” ka zubluar dedikimin e tij publik për ish të dashurën.

Në rrjetin social Instagram Diddy postoi një “screenshot” të kopertinës së këngës së Michael Jackson, “The Lady in My Life” duke ja bërë të ditur asaj se gjithmonë do ta dashurojë.

“Nëse dikush e sheh ktë fundjavë ju lutem t’i tregoni ta dëgjojë këtë këngë 100 herë”, ka shkruar Puff.

Është e paqartë nëse Diddy dëshiron të ribashkohet me këngëtaren e “Me & U”.

Kënga e famshme e Michael Jackson e albumit “Thriller” përmban tekst ku flitet për dëshirën e qëndrimit së bashku në lidhje.

Më herët gjatë muajit një përfaqësues i Cassie konfirmoi se ajo dhe Diddy nuk janë më së bashku tash e disa muaj.

“Vetëm pak ditë pas ndarjes së tyre që bëri bujë në media, Cassie postoi një mesazh në rrjetin social dhe nuk ndjeku më të dashurin e saj në Instagram.

Sipas revistës People, çifti janë ndarë me shumë paqe dhe vazhdojnë t jenë miq. Ndërkohë, një tjetër burim për Us Weekly ka treguar se Diddy ende e dashuron Cassien. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com