majk deklarohet per aksidentin me veture ka qene aksident i vogel dhe kam shpetuar pa lendime 560x416 - Majk deklarohet për aksidentin me veturë: Ka qenë aksident i vogël dhe kam shpëtuar pa lëndime
majk deklarohet per aksidentin me veture ka qene aksident i vogel dhe kam shpetuar pa lendime - Majk deklarohet për aksidentin me veturë: Ka qenë aksident i vogël dhe kam shpëtuar pa lëndime

Reperi i njohur i skenës, Majk, gjatë ditës së hënë është përfshirë në një aksident trafiku në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve ka qenë i Kastriot Rexhës.

Sipas reperit, aksidenti ka qenë i vogël dhe ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po, gjatë pasdites së sotme (e hënë) kam pësuar një aksident, por fatmirësisht ka qenë aksident i vogël, dhe kam shpëtuar pa lëndime”, tha Majk për Telegrafin.

I pyetur për gjendjen e veturës dhe nëse ishte me dikë brenda saj, Majk u përgjigj: “Jo edhe vetura për fat të mirë ka shpëtuar, ndërsa kam qenë vetëm në makinë kur ndodhi aksidenti, kështu që nuk ishte asgjë serioze”.

Lexo po ashtu:

Ndryshe, ditë më parë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Majk ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Në bazë të asaj që ka shkruar, reperi i BabaStars duket të jetë mjaft i kënaqur me këngën e re, porse ai nuk kishte sqaruar nëse është fjala për ndonjë këngë solo, bashkëpunim apo edhe nëse është këngë e tij apo ndonjë anëtari tjetër të labelit të njohur.

Kujtojmë që gjatë këtij viti, reperi solli disa bashkëpunime shumë të suksesshme, ndër to “Pasha jetën” (me Capital T), “Paris Milano” (me Getoar Selimin) dhe “Krejt t’i fala” (me Yll Limanin). /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com