Kreatorja e modës, Victoria Beckham, nuk është dukur aspak e gëzuar gjatë pushimeve familjare në Manly të Australisë – raporton The Sun.
Derisa djali Cruz dhe vajza Harper kanë luajtur në plazh me dadon e tyre, dizajnerja është dukur e humbur.
Victoria Beckham wears HEELS at the beach as she treats Harper and Cruz to a day out in Sydney https://t.co/ni8gz71f3e pic.twitter.com/HBNrko2oxE
— Siglov Freudivan (@DerangedRadio) October 29, 2018
Gjatë një prononcimi për media, burri i saj, David Beckham, kishte deklaruar se martesa me të nganjëherë është shumë e vështirë.
Ky pohim i ish-futbollistit të njohur e ka shqetësuar shumë gruan e tij, saqë mediat britanike raportojnë se martesë e tyre është në krize.
Madje ishte thënë se Victoia kishte qarë për dy ditë pas asaj deklarate të burrit të saj.
Victoria Beckham pictured wearing high-heels on a beach in Australia while enjoying a day out with her kids https://t.co/p1YTa6nsZU pic.twitter.com/g4yoAmRynI
— LuciPost (@thelucipost) October 29, 2018
Gjatë pushimeve me fëmijët e saj, siç transmeton The Sun, ish-këngëtarja ka qëndruar ulur e painteresuar dhe i ka shikuar fëmijët duke u larë, ndërsa nuk është zhveshur për ta shijuar plazhin.
David nuk ka mundur t’i bashkëngjitet familjes në pushime për shkak të angazhimit të tij me lojërat Invictus. /Telegrafi/