Një kadet i ushtrisë kineze mund të konsideroj lirisht vetën si njeriun më me fat në botë, pasi derisa po ushtronte me eprorin hedhjen e granatës së dorës përtej murit mbrojtës të ndërtuar nga betoni, ai bëri një gabim të madh – granata u pengua në mur dhe përfundoi në tokë pak metra larg tij dhe eprorit.
Por ishte reagimi i shpejtë i eprorit që e futi në rovin e punuar nga betoni për t’ia shpëtuar jetën nga shpërthimi i fuqishëm i granatës – dhe gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë, transmeton Telegrafi.
Rekruti i ri po merrte pjesë po ushtronte në akademinë e forcave ajrore Harbin, kur për shkak të një veprimi për pak sa nuk ia mori vetës dhe eprorit jetën.
Ishte pikërisht komandanti Xu Hao, që e futi me shpejtësi në rov para se të shpërthente granata e dorës dhe t’i hidhte që të dy në erë. Granatat e dorës që përdorën për trajnimin e kadetëve kanë fuqi më të vogël shpërthyese, megjithatë vrasëse. /Telegrafi/