studentja frikesoi banoret e konviktit e veshur si personazhi i filmave horror video 560x416 - Studentja frikësoi banorët e konviktit, e veshur si personazhi i filmave horror (Video)
studentja frikesoi banoret e konviktit e veshur si personazhi i filmave horror video - Studentja frikësoi banorët e konviktit, e veshur si personazhi i filmave horror (Video)

Makayla Martinez që banon në një konvikt të Nebraskës së Shteteve të Bashkuara, ka blerë një kostum që ngjanë sikur Rake, personazhi i frikshëm i një filmi horror.

Në këtë mënyrë, studentja 19-vjeçare frikësoi banorët e kampusit, të cilëve iu dilte papritmas në korridor apo hapësira tjera pushimi, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë qeshnin pa kontroll, megjithëse dridheshin prej frike. Madje, vazhdon të mbanin distancë edhe pse e dinin që jam njeri”, ka shkruar Martinez në Twitter.

Rake është një personazh i frikshëm, që fillimisht ishte përshkruar si një legjendë urbane, derisa nuk u paraqit në një film gjatë vitit 2003. /Telegrafi/

[embedded content]

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.