kadeti kinez po mesonte hedhjen e granates se dores ajo perfundoi pak metra larg kembeve eprori e fut me shpejtesi ne rov per tia shpetuar jeten video 560x416 - Kadeti kinez po mësonte hedhjen e granatës së dorës – ajo përfundoi pak metra larg këmbëve – eprori e fut me shpejtësi në rov për t’ia shpëtuar jetën (Video)
kadeti kinez po mesonte hedhjen e granates se dores ajo perfundoi pak metra larg kembeve eprori e fut me shpejtesi ne rov per tia shpetuar jeten video - Kadeti kinez po mësonte hedhjen e granatës së dorës – ajo përfundoi pak metra larg këmbëve – eprori e fut me shpejtësi në rov për t’ia shpëtuar jetën (Video)

Një kadet i ushtrisë kineze mund të konsideroj lirisht vetën si njeriun më me fat në botë, pasi derisa po ushtronte me eprorin hedhjen e granatës së dorës përtej murit mbrojtës të ndërtuar nga betoni, ai bëri një gabim të madh – granata u pengua në mur dhe përfundoi në tokë pak metra larg tij dhe eprorit.

Por ishte reagimi i shpejtë i eprorit që e futi në rovin e punuar nga betoni për t’ia shpëtuar jetën nga shpërthimi i fuqishëm i granatës – dhe gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë, transmeton Telegrafi.

Rekruti i ri po merrte pjesë po ushtronte në akademinë e forcave ajrore Harbin, kur për shkak të një veprimi për pak sa nuk ia mori vetës dhe eprorit jetën.

Ishte pikërisht komandanti Xu Hao, që e futi me shpejtësi në rov para se të shpërthente granata e dorës dhe t’i hidhte që të dy në erë. Granatat e dorës që përdorën për trajnimin e kadetëve kanë fuqi më të vogël shpërthyese, megjithatë vrasëse. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.