australia behet me pishinen e pare ne bote me vale artificiale aty mund te bejne surf te gjithe te interesuarit video 560x416 - Australia bëhet me pishinën e parë në botë me valë artificiale, aty mund të bëjnë “surf” të gjithë të interesuarit (Video)
australia behet me pishinen e pare ne bote me vale artificiale aty mund te bejne surf te gjithe te interesuarit video - Australia bëhet me pishinën e parë në botë me valë artificiale, aty mund të bëjnë “surf” të gjithë të interesuarit (Video)

Australia pritet që së shpejti të prezantojë pishinën e parë me valë artificiale, që u mundëson “surfistëve” të lundrojnë me dërrasë mbi valë.

Bëhet fjalë për pishinën “Surf” që do të hapë dyert këto ditë, dhe që është ndërtuar në afërsi të Queensland-it në bregun Capricorn, transmeton Telegrafi.

“Surfistët” do të jenë në gjendje t’i shijojnë pesë lloje të valëve që janë të gjatësive të ndryshme dhe që krijohen falë një sistemi të avancuar.

Përveç madhësisë, ato dallojnë edhe për nga fuqia që lëvizin, ngjyra dhe janë të dedikuara varësisht nga përgatitja profesionale e “surfistëve”.

Brenda një dite pishina me valë artificiale mund të akomodojë 240 “surfistë”, ndërsa të gjithë të interesuarit duhet të bëjnë rezervime për shkak të numrit të madh të interesuarve, pasi vetëm në këtë zonë janë 2,400 “surfistë” profesionistë.

Ishte pikërisht inxhinieri dhe njëherit drejtori i projektit Chris Hawly që ndërtoi dhe dizajnoi pishinën. Valët simulojnë 25 lloje të valëve që ngriten nëpër 25 vende të ndryshme të botës. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com