Reperi i ri, Kidda, ka bërë pohime interesante në paraqitjen e fundit televizive.
Ai në emisionin NIN në Klan Kosova foli për karrierën dhe për jetën e tij private.
Reperi potencoi se ai është ndarë i kënaqur me këtë verë, ndërkaq tregoi edhe detaje tjera.
I pyetur nëse ka refuzuar dikë për të bashkëpunuar, ai tha se ka shumë emra.
Në fund pranoi se Tuna është këngëtarja të cilën ai e refuzoi që të bashkëpunonte, por që nuk tregoi arsyet.
Duket se reperit nuk i pëlqeu këngëtarja për të realizuar bashkëpunim muzikor.
Kidda njihet për këngët e tij “Flakë” dhe “Money” që u bënë mjaft të dëgjuara sidomos gjatë kësaj vere. /Telegrafi/
[embedded content]