victoria beckham perzgjidhet ikona e modes 2018 560x416 - Victoria Beckham përzgjidhet “Ikona e Modës 2018”
victoria beckham perzgjidhet ikona e modes 2018 - Victoria Beckham përzgjidhet “Ikona e Modës 2018”

Victoria Beckham së fundi ishte bërë temë e mediave rozë shkaku i një krize martesore nëpër të cilën po kalon me Davidin.

Por, sot bukuroshja britanike ka marrë një lajm të mirë sa i përket jetës afariste në fushën e modës.

Tashmë edhe zyrtarisht ajo është zgjedhur si femra më ‘fashioniste’ duke u zgjedhur si ikonë e vitit 2018.

Asaj këtë epitet ia ka dhënë revista e mirënjohur “E! People’s Choice”, ku më 11 nëntor do të merr këtë çmim prestigjioz.

“Ndihem kaq e nderuar që po marr çmimin e parë të ikonës së modës në E! People’s Choice Awards. Këtë vit festoj 10-vjetorin e markës sime dhe kjo është mënyra më e mirë për të shënuar këtë dekadë”, tha Beckham.

“Jam kaq mirënjohëse. Unë e dua atë që bëj dhe më pëlqen që më është dhënë mundësia të fuqizoj femrat përmes koleksioneve të mia. 11 nëntori do të jetë një moment shumë i veçantë për mua”, përfundoi ajo.

Lexo po ashtu:

Ndryshe, David kishte deklaruar se me kalimin e viteve, jeta bashkëshortore fillon të përjetoj kriza të njëpasnjëshme duke aluduar se ka probleme me Victorian. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com