Halloween është një festë vjetore që festohet çdo vit më 31 tetor.
Kjo festë për herë të parë është mbajtur në kohërat e lashta të fisit kelt të Samhainit, kur njerëzit ndiznin zjarre të mëdha dhe vishnin kostume për të shmangur fantazmat.
Shumë yje shqiptare tashmë kanë publikuar imazhe të ndryshme të maskuara në forma nga më të frikshmet.
Por, duket se një gjë të tillë nuk do ta bëjë këngëtarja tiranase, Eni Koci, e cila është edhe kundër kësaj feste.
Në fakt, ajo ka ironizuar përmes llogarisë personale në Instagram duke thënë se njerëzit nuk kanë nevojë për maska, pasi një të tillë e mbajnë përgjatë 364 ditëve të vitit.
“Halloween? Dita kur njerëzit nuk duhet të vënë maska pasi i kanë të vëna për 364 ditë të vitit. Mendimi im”, ka shkruar Eni në Instagram.
Ndryshe, Koçi është duke punuar në projekte të reja muzikore pasi solli ditë më parë edhe një bashkëpunimin me Genc Prelvukajn. /Telegrafi/