Dafina Zeqiri momentalisht është këngëtarja e momentit.
Që prej rikthimit nga SHBA, kur me ndihmën e RedBox publikoi dy këngë shumë të suksesshme si “Fuego” dhe “Kalon”, Dafina nuk po ndalet.
Pikërisht pas hitit “Kalon”, Duffye publikoi projektin “Kurgjo nuk Kallxojna” që u prit mirë nga publiku.
Ndërkaq, më pas erdhi projekti sensual me Noizyn, “A Don Love?” që po ashtu u prit mirë nga publiku.
Megjithatë, me anë të një postimi në InstaStory, Duffye ka paralajmëruar projekte të reja të saj.
Në fakt, Duffye ka problem serioz sepse ka pesë këngë gati dhe nuk di cilën ta lansojë.
Së fundmi Dafina besohet se ishte ndarë nga Jose, i dashuri i saj nga Republika e Domenikës, gjë që ndikoi që ajo të kthehej në Kosovë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/results?search_query=a+don+love