Në një super-market të Çikagos së Shteteve të Bashkuara, një klient i paemëruar kreu një veprim shumë të pështirë, duke pirë supë me garuzhdë.
Pasi provoi supën prej tenxheres së përbashkët, u largua prej aty sikur të mos ketë ndodhur asgjë, transmeton Telegrafi.
“Kjo nuk është në rregull në shumë nivele, nuk ka supë më për ty” si dhe “ky qenka fantazma i këtij Halloween”, ishin dy prej komenteve të shumta.
Në anën tjetër, zyrtarë të super-marketit kanë thënë se e gjithë supa është zbrazur dhe nuk është shfrytëzuar prej klientëve të tjerë. /Telegrafi/
[embedded content]