Nesër (e diel), do të mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2018.
Ky event do të mbahet në Bizkaia Arena në Bilbao të Spanjës, dhe nikoqir i ceremonisë do të jetë Hailee Steinfeld.
Në këtë mbrëmje janë të nominuar emrat më të mirë të muzikës botërore, në disa kategori të ndryshme.
Përveç çmimeve, në skenën e MTV EMA do të ngjiten edhe shumë artistë me famë ndërkombëtare, për të performuar ‘live’ para publikut.
Little Mix, Jason Derulo, David Guetta, Nicki Minaj, Halsey, Martiello, Bastille, Anne-Marie – janë vetëm disa nga merat që pritet të ngjiten nesër në skenën e MTV EMA.
E siç është bërë zakon tashmë, thuajse në çdo ngjarje të madhe botërore nuk mungojnë edhe shqiptarët.
Janë Dua Lipa dhe Bebe Rexha, dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, ato të cilat do të marrin pjesë këtë vit në MTV EMA, me çka shqiptarët edhe këtë vit kanë një arsye më shumë për ta ndjekur eventin dhe për tu ndjerë krenarë.
Bebe Rexha është nominuar këtë vit në kategorinë “Kënga më e mirë e vitit”, për këngën e saj “Meant to be” në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line.
[embedded content]
Sikur të mos mjaftojë kjo, Bebe Rexha është një nga emrat e performuesve, e cila do t’i vërë zjarr skenës me interpretimin e një prej këngëve më të suksesshme të albumit të saj të fundit.
Këngëtarja shqiptare konfirmoi pjesëmarrjen e saj në MTV EMA 2018, përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte se është gati për të kënduar ‘live’ para shikuesve të të gjithë Evropës.
Ndryshe nga Bebe Rexha, Dua Lipa këtë vit nuk do të performojë në skenë, megjithëse do të jetë prezente në festival.
Ajo çfarë këngëtarja 23-vjeçare pret është të shpërblehet me ndonjë çmim, kjo ngase këtë vit, ajo është e nominuar në jo më pak se tri kategori.
Dua në MTV EMA 2018 lufton për çmimet: “Artistja më e mirë e vitit”, “Këngëtarja më e mirë e vitit në zhanrin Pop”, “Artistja më e mirë brtanike/irlandeze”, dhe “Dukja më e mirë e vitit”.
Për në tri nga këto çmime janë fansat ata që zgjedhin fituesin me votat e tyre, gjersa për çmimin “Dukja më e mirë e vitit”, është përzgjedhur një juri speciale e cila zgjedh fituesin e këtij çmimi.
Edhe Dua e emocionuar për këtë ngjarje, kishte konfirmuar për fansat e saj pak javë më parë përmes një fotografie të publikuar në Instagram, se do të ishte prezente në MTV EMA 2018.
Suksesi më i madh i shqiptarëve ishte i shënuar në MTV Europe Music Awards, është ai në vitin 2017, ku plot katër shqiptarë ishin në garë për çmimet e mbrëmjes: Rita Ora, Dua Lipa, Xen, dhe Ermal Meta.
Ndërkohë që vitin e kaluar e gjithë mbrëmja ishte drejtuar nga shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, e cila këtë vit nuk ka konfirmuar nëse do të jetë pjesë e këtij eventi.
MTV Europe Music Awards do të transmetohet në mbarë Evropën me fillim nga ora 21:00. Kjo është hera e tretë që ky kompeticion mbahet në Spanjë, teksa i njëjti vitin e kaluar është mbajtur në Londër.
Në vazhdim ju prezantojmë listën e nominimeve për çmimet e MTV EMA 2018:
Artisti më i mirë
Ariana Grande
Camila Cabello
Drake
Dua Lipa
Post Malone
Videoja më e mirë
Ariana Grande (“no tears left to cry”)
Camila Cabello (“Havana” ft. Young Thug)
Childish Gambino (“This Is America”)
Lil Dicky (“Freaky Friday”) ft. Chris Brown
The Carters (“APES**T”)
Kënga më e mirë
Ariana Grande (“no tears left to cry”)
Bebe Rexha (“Meant To Be” ft. Florida Georgia Line)
Camila Cabello (“Havana” ft. Young Thug)
Drake (“God’s Plan”)
Post Malone (“rockstar” ft. 21 Savage)
Këngëtari më i mirë i zhanrit POP
Ariana Grande
Camila Cabello
Dua Lipa
Hailee Steinfeld
Shawn Mendes
Artisti i ri më i mirë
Anne-Marie
Bazzi
Cardi B
Hayley Kiyoko
Jessie Reyez
Dukja më e mirë
Cardi B
Dua Lipa
Migos
Nicki Minaj
Post Malone
Artisti më i mirë i zhanrit HIP-HOP
Drake
Eminem
Migos
Nicki Minaj
Travis Scott
Këngëtari më i mirë ‘live’
Ed Sheeran
Muse
P!nk
Shawn Mendes
The Carters
Këngëtari më i mirë i zhanrit ROCK
5 Seconds Of Summer
Foo Fighters
Imagine Dragons
Muse
U2
Këngëtari më i mirë i zhanrit ALTERNATIVE
Fall Out Boy
Panic! At The Disco
The 1975
Thirty Seconds To Mars
twenty one pilots
Artisti më i mirë i muzikë elektronike
Calvin Harris
David Guetta
Marshmello
Martin Garrix
The Chainsmokers
Artisti me më së shumti fansa
BTS
Camila Cabello
Selena Gomez
Shawn Mendes
Taylor Swift
Artisti me paraqitjen më të mirë në koncert
Clean Bandit (MTV Crashes Plymouth, UK 2017)
Charli XCX (MTV Crashes Plymouth, UK 2017)
David Guetta (Trafalgar Square, UK 2017)
Jason Derulo (Isle of MTV Malta 2018)
Post Malone (Wireless Festival, UK 2018)
Migos (Wireless Festival, UK 2018)
J Cole (Wireless Festival, UK 2018)
Nick Jonas (MTV Spotlight @ Hyperplay, Singapore 2018)
Alessia Cara (MTV Spotlight @ Hyperplay, Singapore 2018)
Artisti i ri më premtues i vitit
PRETTYMUCH (Tetor 2017)
Why Don’t We (Nëntor 2017 )
Grace VanderWaal (Dhjetor 2017)
Bishop Briggs (Janar 2018)
Superorganism (Shkurt 2018)
Jessie Reyez (Mars 2018)
Hayley Kiyoko (Prill 2018)
Lil Xan (Maj 2018)
Sigrid (Qershor 2018)
Chloe x Halle (Korrik 2018)
Bazzi (Gusht 2018)
Jorja Smith (Shtator 2018). /Telegrafi/