elon musk po nderton nje rakete gjigande per ne planetin mars 560x416 - Elon Musk po ndërton një raketë gjigande për në planetin Mars

Kompania e raketave të Elon Musk, SpaceX, po punon për diçka të madhe – vërtet të madhe.

Big Falcon Rocket, ose BFR, është një sistem i paparë i dizjanuar për të raketuar deri në 100 njerëz dhe 150 ton ushqime, ujë dhe furnizime të tjera në sipërfaqen e Marsit. Qëllimi përfundimtar: kolonizimi i planetit të kuq dhe mbështetja e racës njerëzore.

Musk zbuloi atë që ai e përshkroi si dizajn final të BFR, në shtator. Është bërë nga dy faza gjigante: një përforcues tërësisht i ripërdorueshëm i raketës në fund dhe një anije kozmike plotësisht e ripërdorshme në krye.

Misioni i parë me ekuipazh është parashikuar në 2023 dhe pritet të dërgoj një miliarder japonez dhe një grup artistësh rreth hënës.

Ilustrimi më poshtë tregon gjatësinë dhe formën e përafërt të secilës pjesë të sistemit BFR.

elon musk po nderton nje rakete gjigande per ne planetin mars - Elon Musk po ndërton një raketë gjigande për në planetin Mars

Dimensionet e BFR dhe aftësitë e supozuara janë mbresëlënëse – aq shumë saqë shumë njerëz në industrinë e hapësirës ajrore janë të habitur nga mënyra se si do të bëhet kjo.

Ata gjithashtu pyetën nëse mund të ndërtohet me sukses nga një kompani private me një buxhet prej rreth 2-10 miliard $. Ky është vlerësimi më i fundit i Muskut për atë se sa do të kushtojë zhvillimi i BFR. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.