Kryetari i Ferizajt, Muharem Sfarqa, u ka kërkuar qytetarëve të Ferizajt që të kenë kujdes gjatë frekuentimit të hapësirave të Prakut të Lirisë, ngase këtyre ditëve njësitet e demonimit kanë gjet mjete të pashpërthyera.
“Gjetja e mjeteve plasëse, konfirmon edhe një herë se hapësirat e parkut, jashtë shtigjeve për shëtitje, edhe më tej paraqesin rrezik për vizitorët. Prandaj u bëj thirrje të gjithë frekuentuesve të Parkut të Lirisë, që të kenë kujdes dhe të mos shfrytëzojnë hapësirat jashtë shtigjeve për shëtitje, derisa njësitet e deminimit të mos e shpallin gjithë parkun si të sigurt për t’u frekuentuar”, ka theksuar Sfarqa.
Bëhet e ditur se gjatë këtyre ditëve është ndërmarrë edhe një ekspeditë pastrimi nga mjetet e pashpërthyera. Kryetari Sfarqa ka bërë të ditur se së shpejti Parku i Lirisë do të jetë i pasuar nga mjetet e tilla.
“Deri atëherë, ju lutemi për kujdes, në mënyrë që të mos ndodhin aksidente të padëshirueshme”, ka thënë kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa.