policet1 560x374 - Polici plagos tre persona në Ferizaj

Tre persona janë plagosur me armë zjarri nga një rreshter i Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje që ka nisur mes tyre në qytetin e Ferizajt.

Siç shpjegon majori Basri Shabani, i cili është zëvendësdrejtor i policisë për rajonin e Ferizajt, ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Shabani tha për “KosovaPress” se i dyshuari është rreshter i policisë në Lipjan dhe para një restoranti në Prelez ka plagosur tre personat.

Policia thotë se e ka vërtetuar këtë çështje pasi polici kishte përdorur armën zyrtare. Tre të plagosurit janë dërguar në urgjencën e Ferizajt dhe aty ka plasur edhe një sherr tjetër.

Pasi atje kanë shkuar agjentë të policisë për të nisur hetimet në lidhje me rastin, të plagosurit, që ishin për ndihmë mjekësore, kanë rrahur dy policë.

Policia ka arritur të arrestojë dy të dyshuarit, ndërsa njëri ka ikur dhe është në arrati, por i njohur për policinë.

Siç shpjegon majori Basri Shabani, me rastin e policit të Lipjanit është duke u marrë inspektorati i Policisë së Kosovës. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për personin e tretë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.