Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi, ka qenë këtë javë e ftuar në emisionin “NIN”.
Në rubrikën “Thuajse ose haje”, Teuta është dashur të përgjigjet në disa pyetje pikante, në të kundërtën do të hante diçka jo të dëshiruar.
Pyetja e parë që iu bë aktores ishte mjaft private, duke iu kërkuar emri i të dashurit të saj të parë.
Për të mos pranuar sfidën e ngrënies, Teuta vendosi të përgjigjet, megjithëse ishte e kapluar nga emocionet e sikletshme.
Megjithatë, ajo tha se Noki quhej i dashuri i saj i parë, ndërsa nuk kishte fare dijeni për jetën e tij tash.
Përndryshe, përgjatë emisionit, ajo tregoi edhe se është vegane, me çka la të kuptohet se nuk ushqehet me kafshë, e as produktet e tyre.
Disa nga këto ishin të servirura në tavolinën e ngrënies në lojën e sfidës, me çka ka bërë që aktorja të zgjedhë më përpara të përgjigjet se të hajë ushqimet e tilla. /Telegrafi/
[embedded content]