Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë suksese të njëpasnjëshme në tregun ndërkombëtar.
Kënga e saj e fundit “Let you love me” është ndër këngët më të dëgjuara të momentit në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm.
[embedded content]
Së fundmi, këngëtarja shqiptare ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi, ku tregonte se kënga “Let you love me”, po vazhdon të jetë e treta në listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit POP, në platformën më të madhe të muzikës, iTunes.
![Rita Ora duket e mrekullueshme në kopertinën e “Vanity Fair Italia” rita ora duket e mrekullueshme ne kopertinen e vanity fair italia - Rita Ora duket e mrekullueshme në kopertinën e “Vanity Fair Italia”](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/rita-ora-duket-e-mrekullueshme-ne-kopertinen-e-vanity-fair-italia.jpg)
Foto: Rita Ora/InstaStory
Ajo gjithashtu ka pozuar së fundmi edhe për revistën e famshme “Vanity Fair Italia”.
Rita publikoi në rrjetin social Instagram fotografinë e kopertinës së revistës, në të cilën dukej mjaft tërheqëse në ngjyrën rozë.
Ajo ka dhënë një intervistë për këtë revistë, duke rrëfyer detajet më të fundit nga jeta dhe karriera e saj.
Albumi i saj i ri “Phoenix”, do të publikohet i plotë më 23 nëntor. /Telegrafi/
![Rita Ora duket e mrekullueshme në kopertinën e “Vanity Fair Italia” rita ora duket e mrekullueshme ne kopertinen e vanity fair italia 1 - Rita Ora duket e mrekullueshme në kopertinën e “Vanity Fair Italia”](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/rita-ora-duket-e-mrekullueshme-ne-kopertinen-e-vanity-fair-italia-1.jpg)
Rita Ora (Foto: Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)